Zbulohen emrat e vajzave që bashkë me biznesmenin e detyruan të miturën për prostitucion – ia dërgonin klientët në banesa e motele

  • 08 April 2022 - 13:26
Zbulohen emrat e vajzave që bashkë me biznesmenin e detyruan të miturën për prostitucion – ia dërgonin klientët në banesa e motele

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë ekskluzivisht për arrestimin e biznesmenit të njohur kosovar, Kushtrim Krasniqi, nga Drenoci i Malishevës, i cili bashkë me tri vajza u kapën si të dyshuar për “mundësim apo detyrim në prostitucion”. Katër të ndaluarit dyshohen se për gati shtatë muaj e detyruan një të mitur për prostitucion.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se tri vajzat e dyshuara që u arrestuan bashkë me biznesmenin janë: Amra Misini, 20 vjeçare, Andiola Rama, 20-vjeçare dhe Xhenet Misini, 22-vjeçare.

Amra dhe Xhenet, fillimisht u denoncuan si të zhdukura nga familja e tyre, të cilët s’kishin informacione se vajzat u arrestuan dhe u dërguan në ndalim.

Ndaj dy motrave dhe dy të dyshuarve të tjerë, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Si e shfrytëzuan katër të dyshuarit të miturën për prostitucion

Gjithçka kishte nisur pas një marrëveshje që të dyshuarit kishin mes vete se si do ta shfrytëzonin të miturën dhe do ta detyronin që në këmbim të të hollave të shumave të ndryshme  të kryente marrëdhënie seksuale.

Banesa, motele e vendbanime të ndryshme ishin lokacionet ku e detyronin të miturën të kryej marrëdhënie seksuale me persona të ndryshëm të kontraktuar nga të dyshuarit, të cilët fillimisht dakordoheshin për çmimin përmes telefonit dhe rrjeteve sociale.

Për gjithë këta muaj të tmerrshëm, të dyshuarit ndonëse kishin informacione se e njëjta ishte e mitur, në vazhdimësi e shfrytëzonin për prostitucion.

Ditët e trishta kur detyrohej e shfrytëzohej për të miturën përfunduan më 5 prill, kur të dyshuarit ranë në prangat e Policisë.

Detaje ekskluzive lidhur me këtë rast i gjeni në linkun e mëposhtëm.

(Kosova Sot Online)