MSH publikon raportin e fundit të rasteve me COVID-19

  • E.K /
  • 08 April 2022 - 15:07
MSH publikon raportin e fundit të rasteve me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin 24-orësh me COVID-19 në Kosovë, ku nga 818 testime, 26 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virus.

Gjatë 24-orëve janë shëruar 32 qytetarë ndërsa numri aktivi me COVID-19 është 544.

Postimi i plotë:

08 Prill 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 169 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë

1.823.443 doza të vaksinës.

Deri më sot 820.972 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 100.506 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 818 testime, 26 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 32 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.000.

Në total numri i rasteve aktive është 544.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

(Kosova Sot Online)