“Për djemtë tanë”, fituesin e Nobelit për Paqe e gjuajnë me ngjyrë në Moskë

  • E.K /
  • 08 April 2022 - 15:43
“Për djemtë tanë”, fituesin e Nobelit për Paqe e gjuajnë me ngjyrë në Moskë

Fituesi i Çmimit Nobel për Paqe, Dmitry Muratov, i cili është kryeredaktor i një gazete të pavarur ruse, është sulmuar me ngjyrë të kuqe derisa po udhëtonte me tren.

Dmitry Muratov, kryeredaktor i gazetës hulumtuese “Novaya Gazeta”, ka thënë se persona të paidentifikuar i hodhën ngjyrë mbi të dhe mbi gjërat që kishte me vete. Ai ishte duke shkuar nga Moska në qytetin e Samaras.

Muratov, i cili vitin e kaluar fitoi Çmimin Nobel për Paqen për mbrojtjen e fjalës së lirë në Rusi, tha për CNN në fillim të kësaj jave se gjysma e popullsisë së vendit ishte kundër luftës në Ukrainë, shkruan CNN.

Në një postim në Telegram të enjten, Muratov tha: “Ata derdhën bojë vaji me aceton. Më dogjën sytë tmerrësisht. Treni Moskë-Samara. Erë vaji gjithandej. Nisja tashmë është vonuar për 30 minuta. Unë do të përpiqem të lahem. (Sulmuesi) bërtiti: “Muratov, kjo është për djemtë tanë””.

Një zëdhënëse e gazetës i tha CNN-it se sytë e Muratov  “duken të jenë në gjendje të mirë”.

Muajin e kaluar, Muratov tha se do ta vë në ankand çmimin e tij për të siguruar fonde për refugjatët ukrainas.

(Kosova Sot Online)