Ganimete Musliu kërkon dorëheqjen e Mehmetit e Sveçlës

  • A.P /
  • 08 April 2022 - 20:10
Ganimete Musliu kërkon dorëheqjen e Mehmetit e Sveçlës

Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu, ka kërkuar dorëheqjen e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Samedin Mehmeti dhe Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Musliu thotë se dorëheqja e tyre do t’i bënte nder Kosovës.

Kërkesa e Musliu vjen pas arrestimit të një numri të madh të policëve në pikat kufitare.

“Pas arrestimit të numrit të madh të policve, nuk ka me kuputim qe edhe me tutje te ushtrojne detyren e tyre,  Drejtori i Përgjithëshem i Policisë së Kosovës  Samedin Mehmeti dhe Ministri i Punëve të Brëndshme Xhelal Sveçla”, shkroi Musliu në Facebook.

“Doreheqja e tyre do ti bente ndere Policise se Kosovës, Kosovës dhe vet Mehmetit e Sveçles”, shtoi ajo.

(Kosova Sot Online)