Princit Leka Zogu për president të Shqipërisë

  • A.P /
  • 08 April 2022 - 20:20
Princit Leka Zogu për president të Shqipërisë

Më të zëshmin në procesin e zgjedhjes të presidentit të ri deri më tani janë Edi Rama dhe ish paraardhësi i tij Sali Berisha, ndërkohë ndërkombëtarët paçka se nuk janë shprehur publikisht, po e ndjekim me shumë vëmendje, ndoshta për faktin se edhe ata, kanë një zarf me emra kandidatësh surprizë.

Deri më tani në distancë Rama dhe Berisha pajtohen vetëm në një pikë. Përjashtimi i Lulzim Bashës prej ekuacionit presidencial.

Një pikë që përcillet më shumë me humor, sa me seriozitet në qarqet politke të vendit

Edi Rama: Lulzim Basha mund të bëhet President i Republikës me votat e kësaj shumice aq sa Sali Berisha mund të fitojë çmimin Oscar me mbështetjen e “Syriqimit.net”.

Berisha: A mundësi mos të bëni shaka? Lëreni se ai e përgënjeshtroi këtë gjë, dhe t’i qëndrojmë asaj, mos të merremi me gjëra të tilla.

Pas 5 vitesh martese me sherr e shamata me Ilir Metën  të cilën Rama e quajti “Fatkeqësi Naturore”  busulla orientuese e shumicës është të çuarit në presidencë një figurë e cila se paku, nuk do të përleshet si polic rrugor apo rolin e rojeve te mërzitura në selitë e partive politike.

(Kosova Sot Online)