Ish ministri Pal Lekaj: Si opozitë do t’i koordinojmë veprimet për të luftuar dukuritë negative të qeverisë

  • S.A /
  • 09 April 2022 - 08:27
Ish ministri Pal Lekaj: Si opozitë do t’i koordinojmë veprimet për të luftuar dukuritë negative të qeverisë

Ish  ministri i Qeveris Haradinaj, tash deputet i AAK’së, Pal Lekaj, thotë se në javët në vazhdim pritet që të gjitha partitë opozitare në vend t’i koordinojnë veprimet në kundërshtim të qeverisë dhe siç tha, në mbrojtje të vendit.

“Ne jemi subjekte të ndara, por si opozitar duhet të bashkërenditim të gjitha çështjet, në favor të Kosovës, forcimit të shtetit, mbrojtjes së territorit, edhe në dialog edhe në të gjitha proceset tjera”, tha Lekaj.

 

“Ne nuk do të thotë se nuk kemi bashkëpunim me dy subjektet tjera politike, por nëse më pyesni se ky bashkëpunim a është i thelluar, mund të them që Jo, është i zbehtë por ditët në vijim unë mendoj se do t’i bashkërenditim që të kemi një opozitë të fortë, të bashkuar por të ndara me subjekte politike”, tha Lekaj 

“Ne jemi duke biseduar që të bashkërendimit veprimet atëherë kur është interesi i përbashkët i opozitës, duke ruajtur subjektin e vetë politik dhe neve na duhet patjetër një bashkëpunim partiak apo një bashkëveprim i opozitarizmit, për të mbrojtur atë që duhet me mbrojt dhe për të luftuar dukuritë negative që shfaqen nga qeveria”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )