OKB jep alarmin: Çmimet e ushqimeve janë më të lartat në 60 vjet, paralajmërime për trazira në botë

  • S.A /
  • 09 April 2022 - 09:17
OKB jep alarmin: Çmimet e ushqimeve janë më të lartat në 60 vjet, paralajmërime për trazira në botë

Lufta në Ukrainë çoi në një rritje gjigante të çmimeve të ushqimeve muajin e kaluar. Deklarata vjen nga Kombet e Bashkuara, sipas të cilave rritja e kostove për produktet bazë si drithërat, vaji vegjetal dhe sheqeri janë zbuluar në Indeksin e Çmimeve të Ushqimit të OKB-së që gjurmon mallrat.

Ato janë në nivelin më të lartë që nga fillimi i regjistrimeve 60 vjet më parë, duke kërcyer me gati 13% në mars, pas nivelit të lartë të shkurtit.

Ukraina është eksportuesi më i madh në botë i vajit të lulediellit, që do të thotë se kostot e alternativave janë rritur gjithashtu. Është gjithashtu një prodhues i madh i drithërave si misri dhe gruri.

Kriza e kostos së jetesës po shqetëson politikanët dhe ka ndezur paralajmërime për trazira sociale në të gjithë botën./A2CNN

(Kosova Sot Online )