Kaq kosovarë i vizituan hotelet vetëm gjatë muajit janar

  • E.K /
  • 09 April 2022 - 10:50
Kaq kosovarë i vizituan hotelet vetëm gjatë muajit janar

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka bërë të ditur se 53.23% e vizitorëve në Kosovës  gjatë muajit janar 2022 kanë qenë të huaj në hotelet e Kosovës.

Sipas ASK-së, numri i vizitorëve gjatë këtij muaji ka qenë 31 mijë e 223, ku 46.77% ishin vendor.

“Ndërsa, numri i net-qëndrimeve ishte 54 mijë e 627, prej tyre 45.70% nga vendorët dhe 54.30% nga të huajt. Numrin më të madh të vizitorëve dhe net-qëndrimeve të tyre e ka Rajoni i Prishtinës, me 10 mijë e 351 vizitorë dhe 19 mijë e 106 net-qëndrime”, thuhet në njoftim.

ASK gjithashtu ka bërë të ditur se numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren, Pejë, e kështu me radhë.

Ndërsa sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh i tyre ishte nga: Shqipëria, Gjermania, Zvicra.

(Kosova Sot Online)