Ministrja bën gafën tjetër: Ju kërkoj ndjesë për diellin e tepruar

  • E.K /
  • 09 April 2022 - 12:24
Ministrja bën gafën tjetër: Ju kërkoj ndjesë për diellin e tepruar

Ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, nuk e humbi shansin as sot për të bërë një tjetër gafë. Gjatë fjalës në panelin e Kongresit të PS ku ishte e ftuar, ajo ka kërkuar ndjesë për diellin që ndriconte fort. 

“Do falenderoj shumë panelistët dhe ndjesë për diellin e tepruar po ia keni dalë më së miri… Besoj se të rinjtë sot kanë mësuar disa gjëra të reja”, deklaroi ajo ndër të tjera. Kjo nuk është hera e parë që Muzhaqi lëshon gafa. Përpara disa javësh ajo tha se i takonte të lëvizte me makinë sepse ishte…ministre. 

(Kosova Sot Online)