Gërvalla: Kosova mund t'i pranoj deri 5 mijë refugjatë ukrainas

  • E.K /
  • 09 April 2022 - 14:45
Gërvalla: Kosova mund t'i pranoj deri 5 mijë refugjatë ukrainas

Në një postim në facebook nga Forumi Ekonomik i mbajtur në Greqi është dizajnuar deklarata e ministres për kapacitetin e Kosovës që të pranojë refugjatët ukrainas, përputhjen me sanksionet e BE-së dhe SHBA-ve dhe ndihmat që Kosova ka dërguar për Ukrainën.

“Që nga dita e parë Kosova ka qenë në përputhje me sanksionet e BE-së dhe SHBA-së. Ne mund të pranojmë deri në 5000 refugjatë dhe tashmë kemi dërguar ndihma humanitare”, ka thënë Gërvalla.

Ndërkaq ditën e djeshme kryeministri Kurti tha se njohja e Greqisë do mund t’i sillte Kosovës edhe njohje të reja nga vendet e tjera.