Kurti flet me diplomatin grek: Na duhet njohja e Greqisë

  • E.K /
  • 09 April 2022 - 19:59
Kurti flet me diplomatin grek: Na duhet njohja e Greqisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka treguar se ka biseduar me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias të Forumit Ekonomik të Delfit.

Kurti tha se me Dendias ka folur për nevojën që Greqia ta njoh pavarësinë e Kosovës.

Përmes një cicërime në Twitter kur tha se me Dendias kanë biseduar edhe për implikimet e sigurisë në Ballkan pas agresionit rus në Ukrainë.

“Greqia i ka njohur dokumentet e Kosovës shumë kohë më parë dhe ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe mes vendeve dhe njerëzve tanë. Në #DelphiForum fola me ministrin e jashtëm grek @NikosDendias mbi implikimet e sigurisë në Ballkan pas agresionit rus në Ukrainë dhe nevojën që Greqia ta njoh pavarësinë e Kosovës”, thuhet në cicërimën e tij.

Përmes një komunikate për media, ZKM ka njoftuar se ministri Dendias e përgëzoi kryeministrin Kurti për të arriturat dhe shprehu gatishmërinë dhe vullnetin e qeverisë greke për të shtuar bashkëpunimin ekonomik dhe në fusha të tjera.

“Ai tha se Greqia vazhdimisht avokon për liberalizmin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe shtoi se shteti grek do të vazhdojë  përkrahjen për Kosovën në rrugën e integrimeve evropiane dhe euro-atlantike”.

(Kosova Sot Online)