Lidhja më strukturat e krimit në gjyqësorin e Kosovës, e drejton rastin e krimit të organizuar “TOKA” drejtë dështimit!

Lidhja më strukturat e krimit në gjyqësorin e Kosovës, e drejton rastin e krimit të organizuar “TOKA” drejtë dështimit!
Lidhja më strukturat e krimit në gjyqësorin e Kosovës, e drejton rastin e krimit të organizuar “TOKA” drejtë dështimit!

Dardan Grapci

  • 09 April 2022 - 16:44

Shkruan: ANALISTI: Dardan Grapci

Rasti "TOKA" është dashur të përfundoj qysh në vitin 2016 e jo të zvarritet deri tani, por siç është një fjalë që thotë: Kur nuk mundesh ta fitosh betejën, bashkohu me armikun. Prandaj ky rast si duket ka shkuar shkel e shko, vetëm pse disa gjyqtare kanë bërë marrëveshje me të akuzuarit për ti liruar këta të fundit dhe të mos fillojnë seancat gjyqësore ndaj tyre për një kohë të gjatë.

-Ish-deputeti i PDK-s Azem Syla dhe personat tjerë që janë të përfshirë në këtë mega-skandal duhet urgjentisht të arrestohen, të mos lejohet të mbrohen në liri, duhet përshpejtuar këtë proces gjyqësor nëse dëshiron gjykata për ta përfunduar. Për mendimin tim, uroj ta kem gabim, edhe seanca gjyqësore e paraparë për 9 dhe 10 Qershor më duket e dyshimtë, prandaj seanca kundër këtyre të pandehurve duhet të filloje diku në fillim të muajit Maj e jo të lihet deri në Qershor, kur fillojnë pushimet e verës dhe humbë serioziteti i punës në të gjitha institucionet publike.

Jam për përshpejtim të zhvillimit të këtij procesi gjyqësor, e jo për zvarritje, për shkak se jam i bindur që faktet dhe dëshmitë e tyre mundë të ndryshohen me zvarritjen në kohë, por edhe përmes avokatëve të tyre, duke i korruptuar gjyqtarët apo më e keqja të ndërhyn dikush nga politika për ti liruar nga ky dëm që e kanë bërë ndaj pasurisë së shtetit.Ndonjëherë them se a është në dijeni për këto skenar skandaloze AKI-ja? Nëse po, pse nuk kanë ndërmarre masa ligjore për ti ndjekur dhe arrestuar këta persona apo edhe ata janë të manipuluar politikisht dhe të korruptuar deri në fyt?!.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".