
Lexoni edhe:
Efektet e dobishme të limonit në shëndetin e njeriut
Juristët thonë se edhe pas vendimit të gjykatës për bllokimin e rritjes së çmimit, faturimi do të vazhdojë të bëhet me tarifa të larta deri pas vendimit përfundimtar të gjykatës.
Ndërkohë nga ZRRE-ja kanë bërë të ditur se do të ankohen në Gjykatën e Apelit sapo të marrin vendimin.
Efektet e dobishme të limonit në shëndetin e njeriutLexoni edhe:
Këtë zhurmë brenda objektit të ZRRE-së e kishin bërë për të kundërshtuar vendimin e tyre. Por anëtarëve të PSD dhe qytetarëve të tjerë që kundërshtuan tarifat shtrenjtuese, ju erdhi një lajm i mirë.
Kjo pasi Gjykata Themelore në Prishtinë miratoi një padi të partisë në opozitë PDK-së, kështu që me këtë rast u bllokua vendimi për rritje të çmimit.
E nga kjo parti, përmes një konference për media përshëndeten veprimet e tyre qe kishin ndërmarrë.
Kurse deputeti Ferat Shala tha se vendimi i gjykatës është motiv shtesë për komisionin hetimor
Ndërsa, juristi Arbër Jashari deklaron se deri në vendimin e ardhshëm, rryma do të faturohet me tarifën e lartë.
Por cila është procedura që duhet të ndiqet sipas juristit Jashari?
Nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë gjatë ditës kanë bere të ditur se do të ankohen në Gjykatën e Apelit ndaj vendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës për të shtyrë ekzekutimin e vendimit për shtrenjtimin e rrymës.
(Kosova Sot Online)