Lexoni edhe:
NATO po zgjerohet, së shpejti mund t’i bashkohen dy shtete
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se Ilir Meta si president është turp kombëtar dhe se i intereson që ky turp të kalojë sa më shpejt.
Sa i përket prokurorëve të SPAK-ut, Rama në konferencën për shtyp pas mbylljes së Kongresit të Partisë Socialiste, ka thënë se duhet të godasin lartë sepse ka kohë për të shkuar deri te zgjerimi i dritareve pa leje, sepse vjedhjet marramendëse dihet kush i ka bërë dhe janë të gjitha dosjet, dëshmitarët.
NATO po zgjerohet, së shpejti mund t’i bashkohen dy shteteLexoni edhe:
“Asnjë kursim për të goditur këdoqoft që ka në shpinë të Partisë Socialistëve, që ha në shpinë të besimit të njerëzve dhe timin, por qendra e korrupsionit duhet të goditur në kokë, jo në qafë e në bishtë. Nëse kanë nevojë ta dinë unë jam i gatshëm të shkoj që nesër t’i tregoj ku është koka prokurorëve të SPAK-ut, që të mos bëjmë referendum popullor që ta marrin vesh me referendum nëse kanë ndonjë problem me shqisat e perceptimit të diçkaje që është para syve të shqiptarëve prej vitesh”, tha ai.
(Kosova Sot Online)