Kreu i komunitetit tregon se ç’po ndodh me shqiptarët në Ukrainë

  • E.K /
  • 11 April 2022 - 09:04
Kreu i komunitetit tregon se ç’po ndodh me shqiptarët në Ukrainë

Kreu i komunitetit të shqiptarëve në Ukrainë, Aleksandër Dermetli dha një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku tregoi se çfarë po ndodh me shqiptarët që jetojnë atje. Ai tha se shqiptarët janë zhvendosur në disa fshatra pranë Odessës ku situata është e qetë.

Dermetli tregoi se janë rreth 5 mijë shqiptarë që jetojnë në Ukrainë dhe se nuk janë larguar nga vendi. I pyetur për mundësinë e largimit, ai tha se janë në bisedime me ministrinë e Jashtme të Ukrainës. “Situata ishte e mirë, jemi larg zonës së konfliktit. Shumë shqiptarë nga Odessa kanë ikur në një fshat.

Në Zaporizhzhia, situata është keq. Tani po bisedojmë me ministrinë e Jashtme në Ukrainë kur të hapen korridoret humanitare. Unë jetoj aty ku është diaspora shqiptare në Ukrainë.  Familja është këtu. Jemi këtu 5 mijë banorë shqiptarë. Tani kemi dy zona ku jetojnë shqiptarët.”/

(Kosova Sot Online)