Shoqërohen në polici 15 të dyshuar për organizim të lojërave të fatit në Ferizaj

  • E.K /
  • 11 April 2022 - 11:14
Shoqërohen në polici 15 të dyshuar për organizim të lojërave të fatit në Ferizaj

Policia e Kosovës (PK) njofton se 15 persona janë intervistuar për organizim të lojërave të fatit në lokalin e njërit të dyshuar.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Shaip Doda” në Ferizaj.

Bëhet e ditur se të dyshuarit u hasën duke luajtur lojëra fati derisa policia po kryente një kontroll në lokal.

“Si prova materiale janë konfiskuar 851 çipa dhe 19 palë letra bixhozi”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)