Putini e vë Dvornikov në krye të luftës në Ukrainë, gjenerali i pensionuar amerikan: Ai është njëfarë xhelati

  • G.G /
  • 11 April 2022 - 12:15
Putini e vë Dvornikov në krye të luftës në Ukrainë, gjenerali i pensionuar amerikan: Ai është njëfarë xhelati

Vladimir Putin e ka emëruar një gjeneral të ri, Alexander Dvornikov, në krye të aktiviteteve ushtarake në Ukrainë.

Një analist ushtarak, gjenerali amerikan në pension Mark Hertling, shpjegoi për CNN se si duket historia e strategjisë ushtarake të Dvornikov. 

“Nga pozicioni komandues, Dvornikov është një gjeneral tipik rus. Ai ka shkuar në shkolla dhe akademi të vërteta. Ai do të ketë kontroll mbi rajonet ushtarake perëndimore, qendrore dhe jugore. Është interesante se ka luftuar në luftën çeçene në Grozny në 2015 dhe në 2016 ishte komandanti rus në Siri”, tha Hertling.

“Ky njeri, pra, ka shumë përvojë me llojin e veprimeve që ne po shohim tani në Ukrainë. Ai aktualisht komandon Distriktin Ushtarak Jugor, ku ndodhen Çeçenia, Osetia e Veriut, Volgograd dhe Krimea. Ai është i njohur me zonën, vetë Putini i dha medalje”, shtoi ai.

Hertling flet edhe për potencialin çnjerëzor të Dvornikov.

“Ai ishte një lloj xhelati, udhëhoqi fushata në të cilat pati shumë viktima civile, shumë shkatërrime. Ai krijoi kaos në Siri dhe në Grozny. Putini do të presë sukses ushtarak prej tij përpara paradës në Moskë më 9 maj”, tha gjenerali i pensionuar.

“Sigurisht, pyetja është nëse do të ketë sukses sepse nuk ka forcë të mjaftueshme ushtarake në disa pjesë të Ukrainës lindore”, shtoi Hertling.

(Kosova Sot Online)