Vlora Dumoshi tha se viktimës së ministres Hajdari po i fshihet gjinia, përgjigjet policia

  • E.K /
  • 11 April 2022 - 13:50
Vlora Dumoshi tha se viktimës së ministres Hajdari po i fshihet gjinia, përgjigjet policia

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi e ka akuzuar Policinë e Kosovës se nuk e ka treguar saktë gjininë e fëmijës në raportin 24-orësh për aksidentin ku ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari e goditi me veturë një fëmijë.

Deputetja Dumoshi ka thënë se viktima është e gjinisë femërore, anipse në raportin 24-orësh të policisë u bë e ditur se viktima është mashkull.

Lidhur me pretendimet e Vlora Dumoshit, media ka kërkuar një përgjigje nga Policia e Kosovës dhe ata kanë thënë që për rastet që publikohen në media duhet referuar raporteve 24-orëshe.

“Lidhur me rastet kryesore qe publikohen për media dhe publikun, ju mund te ju referoheni raporteve 24 orëshe të Policisë së Kosovës që lëshohen nga niveli qendror, përfshire edhe rastet për 24-orëshin që po lëmë pas”, thuhet në përgjigjen e policisë duke rikonfirmuar se viktima ka qenë i gjinisë mashkullore.

(Kosova Sot Online)