Raporti i Bankës Botërore parashikon rritje prej vetëm 3.9% për Kosovën

  • A.P /
  • 11 April 2022 - 20:26
Raporti i Bankës Botërore parashikon rritje prej vetëm 3.9% për Kosovën

Banka Botërore ka publikuar raportin e saj më të ri mbi ekonominë në rajonin Evropë dhe Azi Qendrore.

Sipas këtij raporti, ekonomia e Kosovës përjetoi një rimëkëmbje të fortë në 2021, mbështetur nga ringritja e kërkesës së brendshme dhe rritja rekorde e eksportit, përcjell klankosova.tv.

Tutje thuhet se inflacioni gjithashtu është intensifikuar, nxitur nga rritja e çmimeve të importit.

Megjithatë, bazuar në këto vlerësime, rritja ekonomike pritet të ngadalësohet në 3.9 për qind në vitin 2022.

(Kosova Sot Online)