Mëngjesi me ngrica më pas diell, ky është parashikimi i motit sot dhe për ditët në vijim

  • E.K /
  • 12 April 2022 - 08:12
Mëngjesi me ngrica më pas diell, ky është parashikimi i motit sot dhe për ditët në vijim

Kthjellime e diell javën në vijim. Në pjesën e dytë më ngrohtë, me temperatura mbi 20C.

Datat:

12.04 – Pas mëngjesit me ngrica, ditën kthjellët e me diell.

13.04 – Kryesisht me diell dhe ngrohtë.

14.04 – Ngrohtë, kryesisht me diell.

15.04 – Më ngrohtë, me vransira kalimtare dhe intervale me diell gjatë ditës.

Temperaturat me tendencë të rritjes.  Minimalet nga 0C e -1C rriten edhe deri në 7C ditën e premte, e maksimalet në 16 ditën e martë, deri ditën e premte në 22C.

Dtiën e hënë era vazhdon të fryjë mesatarisht e fuqishme nga krahu verior deri në 6-13m/s, e më pas e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 2-8m/s.

Shtypja atmosferike në rritje mbi vlera normale.

(Kosova Sot Online)