Vdes 20-vjeçari i aksidentuar dje në Mitrovicë

  • E.K /
  • 12 April 2022 - 10:52
Vdes 20-vjeçari i aksidentuar dje në Mitrovicë

Një 20-vjeçar, të hënën është aksidentuar në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicën e Jugut, duke marrë plagë të rënda.

Siç njofton policia, ai ishte dërguar në QKUK për tremtan mjekësor.

“Me datën 11 prill 2022, në ora 15:50, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicën e Jugut, është shkaktuar një aksident trafiku  ndërmjet një veture dhe një motoçiklete. Si pasojë e  aksidentit lëndime ka pësuar drejtuesi i motoçikletës  E. S., 20 vjeçar, i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkaq, sot në orët e mëngjesit nga QKUK, është raportuar se i lënduari ngasësi i motoçikletës ka ndërruar jetë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës  është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

(Kosova Sot Online)