“Kryeministër, shteti as nuk mbahet as nuk bahet me vitra”

  • E.K /
  • 12 April 2022 - 13:20
“Kryeministër, shteti as nuk mbahet as nuk bahet me vitra”

Analisti politik Ilir Ibrahimi ka reaguar pas pakos së Qeverisë së Kosovës në shumën prej 100 milionë eurove, e ku nga kjo do të përfitojnë një kategori e caktuar e shoqërisë në vend.

Sipas Ibrahimit, shteti as nuk bëhet e as nuk mbahet me vitra.

Reagimi i plotë:

Kur bota po kalon nëpër ndryshimet më të mëdha ekonomike, Kosova duhet ta shfrytëzoj dhe ta zërë vendin e vet në këto ndryshime.
E di që i ke minimum 3 individë në qeveri që të paktën kanë lexuar teori se si mund të shfrytëzohen këto mundësi e këto momente.
Nëse ata nuk dijnë si ti jetësojnë ato teori në praktikë, pyet, kërko ndihmë. Nuk është marre. Përkundrazi, është zotësi.

(Kosova Sot Online)