BSPK do t’i bëjë problem Kurtit për pagën minimale, ky është reagimi i tyre

  • E.K /
  • 13 April 2022 - 12:41
BSPK do t’i bëjë problem Kurtit për pagën minimale, ky është reagimi i tyre

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës e kanë kundërshtuar miratimin e Projektligjit që i hap rrugë miratimit të pagës minimale në vlertë 264 euro bruto.

Sipas tyre, paga minimale është vlerë që llogaritet e jo punë dëshirash.

Në reagimin e BSPK-së thuhet se propozimi i qeverisë për pagën minimale nuk ka kaluar as në Këshillim Ekonomik Social.

“Sindikatat e kanë mandatin që ia jep ligji, të përfaqësojnë interesat e sindikalistëve. Në Takimin e fundit të KES-it, më 10 mars, në votim u hodhën dy propozime për vlerën e Pagës minimale – 264€ dhe 300€, dhe asnjëri nga këto propozime nuk mori vota e duhura – 2/3 e votave. Dhe sot kemi një Pagë minimale e cila është hedh në votim në mbledhjen e fundit të KES-it por nuk ka marrë votat e duhura”, thuhet në reagim.

Ata kanë paralajmëruar se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre, e që është rritja e pagesa minimale në 400 euro.

“BSPK-ja rri fuqishëm pas kërkesave sindikale dhe ndjek të gjitha rrugët ligjore për intensifikimin e veprimeve sindikale në të mirë të ngritjes së mirëqenies ekonomike, sociale e shëndetësore të të punësuarve, dhe do të vazhdojë me artikulimin e kërkesave të federatave sindikale në të gjitha format e lejuara me ligj –  po nuk do të tërhiqet”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Reagimi i plotë:

Duhet të dihet se vlera e pagës minimale është vlerë që llogaritet dhe nuk është punë dëshirash, e në Këshillin Ekonomiko-Social vepron Komisioni Profesional Trepalësh për Paga, Çmime dhe Pensione, i cili e ka për detyrë të shqyrtojë dhe të ofrojë rekomandime për çështje të cilat janë kompetencë e tyre në takimet e KES-it dhe të organeve të tjera qeveritare, me qëllim të orientimit dhe të zbatimit të politikave shtetërore në fushat të cilat i mbulon.

Sindikatat e kanë mandatin që ia jep ligji, të përfaqësojnë interesat e sindikalistëve. Në Takimin e fundit të KES-it, më 10 mars, në votim u hodhën dy propozime për vlerën e Pagës minimale – 264€ dhe 300€, dhe asnjëri nga këto propozime nuk mori vota e duhura – 2/3 e votave.

Dhe sot kemi një Pagë minimale e cila është hedh në votim në mbledhjen e fundit të KES-it por nuk ka marrë votat e duhura.

BSPK-ja rri fuqishëm pas kërkesave sindikale dhe ndjek të gjitha rrugët ligjore për intensifikimin e veprimeve sindikale në të mirë të ngritjes së mirëqenies ekonomike, sociale e shëndetësore të të punësuarve, dhe do të vazhdojë me artikulimin e kërkesave të federatave sindikale në të gjitha format e lejuara me ligj –  po nuk do të tërhiqet.

Po ashtu duhet të dihet se Këshilli Ekonomiko-Social – KES-i është organi i nivelit nacional, i cili udhëheq konsultimet dhe u bënë propozime organeve kompetente për çështjet nga marrëdhënia e punës, mirëqenia sociale dhe çështjet e tjera që kanë të bëjnë me politikat ekonomike në Republikën e Kosovës, në cilësinë e organit më të lartë trepalësh apolitik e që funksionon si i pavarur, pa ndikim të ndonjë grupacioni ose interesi politik që vjen nga jashtë.

KES-i përbëhet prej pesëmbëdhjetë (15) anëtarëve, të cilët në këtë organ përfaqësojnë interesat e Organizatave të punësuarve, Organizatave të punëdhënësve dhe Qeverisë, dhe pos të tjerash përkujdeset edhe për propozimin e pagës minimale pasi që e ka në mandatin e vet, dhe nga KES-i nuk ka dalë paga minimale pasi që nuk ka marrë votat e duhura.

Duam të cekim se KES-i do të vazhdojë me punën rreth përcaktimit të pagës minimale edhe për vitin 2023, që do të mundësojë propozimin e pagës minimale më të lartë se në vitin që jemi, vitin 2022.

(Kosova Sot Online)