Besnik Tahiri: Paga minimale duhet të jetë 370 euro neto, e 400 bruto!

  • E.K /
  • 13 April 2022 - 13:52
Besnik Tahiri: Paga minimale duhet të jetë 370 euro neto, e 400 bruto!

Besnik Tahiri i AAK-së nuk pajtohet me vendimin e Qeverisë që paga minimale të vend të jetë 264 euro.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së ka thënë se paga minimale duhet të jetë 370 euro neto, dhe 400 euro bruto.

“Paga minimale duhet të jetë 370 euro neto, që nënkupton 400 euro bruto. Vendimi i sotëm është edhe një pazotësi e qeverisë me ju pergjigjë gjendjes së rendë në vend.

Në fakt, vlerësimet e fundit tregojnë se 250 euro vetëm sa ka arritur paga në shumë veprimtari të sektorit privat”, shkruan Tahiri në reagim.

(Kosova Sot Online)