Falsifikimi i parasë nuk ka të ndalur, tri raste brenda 24 orëve

  • E.K /
  • 14 April 2022 - 09:49
Falsifikimi i parasë nuk ka të ndalur, tri raste brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve janë raportuar tri raste të falsifikimit të parasë.

Dy raste janë iniciuar në Prishtinë dhe Policia ka njoftuar se janë sekuestruar paratë e dyshuara si të falsifikuara.

Rasti tjetër ka ndodhur në Prizren. Atje një zyrtar i një banke ka njoftuar se një klient ka deponuar 100 euro të falsifikuara. Sipas raportit, kartëmonedha është konfiskuar.

Që të tri rastet janë duke u hetuar nga ana e Policisë.

(Kosova Sot Online)