Koha e arrestimit të Shpend Ahmetit dhe klanit të tij të lidhur me mafien e ndërtimeve po afronte ardhjen e Prokurorit të ri të guximshëm të Shtetit

Koha e arrestimit të Shpend Ahmetit dhe klanit të tij të lidhur me mafien e ndërtimeve po afronte ardhjen e Prokurorit të ri të guximshëm të Shtetit
Koha e arrestimit të Shpend Ahmetit dhe klanit të tij të lidhur me mafien e ndërtimeve po afronte ardhjen e Prokurorit të ri të guximshëm të Shtetit

Dardan Grapci

  • 14 April 2022 - 07:30

Shkruan: ANALISTI: Dardan Grapci

Nëse e kthejmë mbrapa kokën duhet të shikojmë se kush ka qenë kryeprokuror nuk duhet të befasohemi pse nuk është ndërmarr asnjë veprim antikrim kundër qeverisjes kriminale të Shpend Ahmetit për 8 vite në krye të Prishtinës. Prandaj me zgjedhjen e kryeprokurorit të ri Prishtina do futet në një invazion policor nga mëngjesi deri në mbrëmje, ku të gjithë ata që e kanë shkelur ligjin dhe janë bërë pjesëmarrës të krimit gjatë mandateve të ish-kryetarit te Prishtinës, Shpend Ahmeti do arrestohen pa mëshirë dhe dërgohen në burg.

-Prokuroria themelore e Prishtinës dhe Gjykata Themelore në Prishtinë, duhet që urgjentisht dhe pa humbur kohë të fillojnë ti zbatojnë kërkesat e qytetarëve dhe bizneseve, ti nxjerrin për hetim dhe gjykim të gjitha veprimet e pa ligjshme me të cilat është karakterizuar qeverisja e Prishtinës për 8 vjet në mandatin e kaluar. Nuk duhet lejuar që të harrohen por të shpalosen një nga një të gjitha dosjet dhe denoncimet kundër Shpend Ahmetin dhe Dardan Sejdiut, ku këta të fundit të përgjigjen para drejtësisë për abuzime dhe dhënie të tenderëve dhe lejeve për ndërtim, të përgjigjen edhe për të gjitha ato ndërtime pa leje që janë lejuar duke u korruptuar tek kompanitë përkatëse të ndërtimit.

Ish pushtetarët komunal të Prishtinës gjatë dy mandateve të Shpendit si Kryetar i komunës kanë përfituar ilegalisht mijëra euro nga kompanitë e ndërtimit. Punimet e kundërligjshme ndërtimore të cilat kanë përfunduar dhe janë në ndërtim e sipër, duhet të rrënohen dhe kompanive të ju merret licenca.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".