Deputetja e VV- së kundër vendimit të Kushtetutës, mbron Nagavcin e kritikon ashpër Halil Matoshin

  • E.K /
  • 14 April 2022 - 11:32
Deputetja e VV- së kundër vendimit të Kushtetutës, mbron Nagavcin e kritikon ashpër Halil Matoshin

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti, po mban qëndrim kundër vendimit të Kushtetutës, duke mbrojtuar Ministren Nagavci e kritikuar ashpër publicistin Halil Matoshi.

Ajo përmes një postimi në ‘Facebook’, ka shkruar se Ministrja Nagavci ka përmbushur obligimin e saj kushtetues dhe mbi të gjitha atë njerëzor.

“Ish këshilltari i ish – Kryeministrit me gjuhë arrogante e paternaliste e bën Gjykatën e dijes. Paska shpallë kush di e kush nuk di. Ministrja Arbërie Nagavci , një intelektuale e përkushtuar ofendohet pse ka vendosur për të drejtën e arsimimit për mbi 500 nxënës. Ajo ka përmbyshur obligimin e saj kushtetues dhe mbi të gjitha atë njerëzor. Nuk ka vendim që mund t’i vendoset sipër të drejtës së dijes. Do të qeshnim po të ishin personazhë të Molierit, por janë aktorë në media e (ish) këshilltarë në (ish) Kryeministri”, ka shkruar ajo.

(Kosova Sot Online)