Zjarr i madh në Prishtinë, vendi rrethohet me shirita të policisë – aty ndodhet edhe autoambulanca/FOTO

  • G.G /
  • 14 April 2022 - 12:51
Zjarr i madh në Prishtinë, vendi rrethohet me shirita të policisë – aty ndodhet edhe autoambulanca/FOTO

Një zjarr i madh ka shpërthyer në një objekt banimi në Prishtinë, në vendin e ngjarjes ndodhet policia, zjarrfikësit dhe autoambulanca.

Policia ka rrethuar me shirita zonën ku ka ndodhur zjarri, duke bllokuar qarkullimin për një kohë.

Express është në pritje të një përgjigje nga policia, nëse nga ky incident zjarri ka ndonjë person të lënduar.

As shkaqet e zjarrit nuk dihen akoma.

Më poshtë shihni pamje nga vendi i ngjarjes:

(Kosova Sot Online)