“E gëzumja”, Musliu i reagon Osmanit pas lajmit për vizitën në Mitrovicë

  • E.K /
  • 14 April 2022 - 13:59
“E gëzumja”, Musliu i reagon Osmanit pas lajmit për vizitën në Mitrovicë

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, i ka reaguar Presidentes Vjosa Osmani, e cila do ta vizitojë sot Mitrovicën.

Përmes një video-mesazhi që ka postuar në Facebook, shefja e shtetit tha se po rikthehet në vendin e lindjes.

Pas kësaj deklarate, Musliu ka thënë se bazuar në këtë deklaratë, mund të mendohet se Osmani e ka pasur të ndaluar që të shkojë në vendlindje.

“Po rikthehem në vendlindje…Ta merr mendja e ka pasë të ndalume me shku në vendlindje të vet e gëzuemja”, ka shkruar Musliu në Instagram.

Ndryshe, Osmani njoftoi se së bashku me kryetarin e Mitrovicës, Bedri Hamza, do të përkujtojnë masakrën në Lagjen e Kovaçëve të kryera nga forcat serbe gjatë luftës.

“Do ta fillojmë ditën me takimin me kryetarin e Mitrovicës, do të shkojmë bashkë me kryetarin në Lagjen e Kovaçëve për të përkujtuar sot masakrën e forcave serbe ndaj civilëve shqiptarë në këtë lagje dhe pastaj do të vazhdojmë me takime dhe vizita të tjera”, tha Osmani.

(Kosova Sot Online)