Selmanaj – Nagavcit: A ndjeheni si super-kriminele?

  • E.K /
  • 14 April 2022 - 14:05
Selmanaj – Nagavcit: A ndjeheni si super-kriminele?

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, iu drejtuar ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci me pyetjen: “A ndjeheni si super-kriminele?”.

Këtë e tha Selmanaj në kuvend, pasi siç tha ai, Albin Kurti, në kohën kur kryeministër ishte Isa Mustafa, ka thënë ‘kush e shkel kushtetutën është super-kriminel’.

“A ndjeheni si super-kriminele ministrie? Albin Kurti ka thënë dikur se kush e shkel kushtetutën është super-kriminel në kohën kur Isa Mustafa ishte kryeministër. Ai s’ka qenë shkelës i kushtetutës fare sepse s’ka pasur vendim nga gjykata kushtetuese”.

“Jo akt moral, jo kërkim falje, madje po i kërkon prova Gjykatës Kushtuetuese pse e keni marr këtë vendim, mos mbani kësi njerëz të tillë në qeveri”, tha tutje Selmanaj.

(Kosova Sot Online)