Avokati dhe familja e Astrit Deharit në orën 15:00 konferencë për media

  • E.K /
  • 14 April 2022 - 14:39
Avokati dhe familja e Astrit Deharit në orën 15:00 konferencë për media

Avokati Tomë Gashi ka paralajmëruar konferencë për media para Prokurorisë Speciale në orën 15:00 në lidhje me raportin e fundit të institutit zviceran në lidhje me rastin e Astrit Deharit.

Njoftimi i Tomë Gashi:

Duke pas parasysh se Prokuroria Speciale e Republikes se Kosoves me 12 Prill 2022 ende pa na e derguar ekspertizen plotesuese, familjes se Astrit Deharit e as mua si perfaqesues i tyre juridik ka tentuar qe te manipuloj opinionin publik njejt sic kishte vepruar edhe ne Nentor te vitit 2016 ish-Kryeprokurori I Prokurorise Themelore ne Prizren Syle Hoxha, i cili me pak se dy jave pas vrasjes se Astritit tentoj qe ta mbylle rastin e hetimit te vrasjes se Astrit Dehari kinse si vetevrasje.

Sot ne oren 15:00 para Prokurorise Speciale te Republikes se Kosoves une si perfaqesues ligjore bashkarisht me prinderit e Astrit Deharit do te mbajme konference per media ne lidhje me te gjeturat e ekspertizes plotesuese te Institutit Mjekesise Ligjore te Zvicres I cili verteton demtimin e provave materiale ne rastin e vrasjes se aktivistit te Levizjes Vetevendosje!Astrit Deharit ne qeline e Burgut ne Prizren me 5 Nentor 2016.

(Kosova Sot Online)