Rusia tregon kushtin që duhet plotësuar për një takim Putin-Zelensky

  • E.K /
  • 14 April 2022 - 15:37
Rusia tregon kushtin që duhet plotësuar për një takim Putin-Zelensky

Rusia ka bërë me dije se që të takohet Vladimir Putin me Volodymyr Zelensky, duhet përgatitur një dokument gati për firmosje nga të dy udhëheqësit.

Në daljen e tij të përditshme para mediave, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, mohoi se Presidenti rus ka refuzuar takimin me homologun e tij ukrainas.

Peskov tha: “Presidenti nuk e ka refuzuar kurrë takimin, por duhen plotësuar kushtet e përshtatshme për një takim të tillë. Kushti kryesor është përgatitja e një dokumenti që kërkon vetëm firmën”. /a2news/

(Kosova Sot Online)