Ky është 50 vjeçari nga Kosova që vdiq sot në vendin e punës

  • A.P /
  • 14 April 2022 - 17:25
Ky është 50 vjeçari nga Kosova që vdiq sot në vendin e punës

Kosova Sot Online, sot ka raportuar nga vendi i ngjarjes, për vdekjen e një punëtori, në fshatin Grabanicë të Klinës.

50 vjeçari u rrëzua në shkollën e fshatit ku ishte edhe duke punuar, derisa media mëson se vdekjen e tij e ka konstatuar edhe mjeku që ka dalë në vend të ngjarjes.

Derisa, Policia dhe Prokuroria kanë dalë për ta larguar trupin e pa jetë dhe po hetojnë rastin dhe shkaqet.

Media mëson se viktima është Osman Bogaj nga Komorani.

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

(Kosova Sot Online)