“Të vranë pas shpinës”, Haradinaj kujton vëllain që ia vranë me breshëri plumbash

  • E.K /
  • 15 April 2022 - 09:55
“Të vranë pas shpinës”, Haradinaj kujton vëllain që ia vranë me breshëri plumbash

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar vëllain e tij, Enverin, i cili ishte qëlluar me një breshëri plumbash, duke mbetur i vdekur në vend.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se Enverin e vranë pas shpinës, në liri.

“Shqiptarët e zot nuk u vranë vetëm në fushëbeteja, por edhe pas shpine.  Enver, mbijetove plagët e luftës, por të vranë pas shpinës, në liri. Mallkuar qoftë ajo dorë që vret shqiptarët tradhëtisht”, ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe, për këtë rast Haradinaj kishte folur për herë të parë në emisionin Pressing në T7.

Sipas tij këto vrasje ishin të orkestruara nga ata që nuk ia donin të mirën Kosovës.

Haradinaj pati thënë se nuk kanë telashe me asnjë familje siç ishte raportuar në media.

Megjithatë dorasit nuk janë kapur ende.

Ndërkohë për këtë rast në vitin 2005 ishte arrestuar një person.

Nën pranga kishte përfunduar Tasim Osaj si i dyshuar për kryerjen e kësaj vepre, por për shkak të mungesës së dëshmive, ishte liruar nga ish Gjykata e Qarkut në Pejë.

Ky rast ishte mbyllur në mungesë provash.

(Kosova Sot Online)