PAMJE/ Ngjarja tronditëse në Durrës, 58-vjeçarja la çantën në trotuar dhe u mbyt

  • G.G /
  • 15 April 2022 - 14:43
PAMJE/ Ngjarja tronditëse në Durrës, 58-vjeçarja la çantën në trotuar dhe u mbyt

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Durrësit ku një grua është gjetur e mbytur.

Trupi i pajetë i Adriana Thomallarit u gjet në hyrje të shëtitores bregdetare “Taulantia”, afër rrethimit të portit të Durrësit.

Kanë qenë qytetarët ata të cilët kanë gjetur trupin e 58-vjeçares pa jetë. Ndërkohë, një çantë e kuqe grash është gjetur në bordurën e betonit përgjatë shëtitores dhe dyshohet se i përket 58-vjeçares.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi ditën e sotme rreth orës 12:05, ku trupi i pajetë i Adriana Thomallarit, nga Erseka u gjet nga qytetarët e Durrësit.

Pas nxjerrjes trupi është dërguar drejt morgut të spitalit rajonal të Durrësit, ndërsa në vendngjarje po vijojnë veprimet hetimore për të zbuluar rrethanat e ngjarjes dhe identitetin e gruas.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 12:05, në lagjen nr.1, Durrës, shtetasja A. Th., 58 vjeçe, ka hyrë në det dhe është mbytur.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.

(Kosova Sot Online)