Detaje: Ja pse policia Federale e Gjermanisë 'arrestuan' Edi Ramën

  • A.P /
  • 15 April 2022 - 15:41
Detaje: Ja pse policia Federale e Gjermanisë  'arrestuan' Edi Ramën

Bëmat e kryeministrit tonë nuk ka kanë të sosur. Edhe pse hiqet si i përpiktë dhe bën moral vazhdimisht për të ndjekur rregullat, vetë asnjëherë nuk i zbaton plotësisht.

Prestigjiozja gjermane “Der Spiegel” ka zbuluar një “ska ndal” të kryeministrit Edi Rama në bordin e avionit të Lufthansa-s në dhjetor të vitit të kaluar.

Sipas medias gjermane, Rama ka refuzuar të zbatonte rregulloren dhe nuk ka pranuar të vendosë maskën gjatë udhëtimit nga Frankfurti drejt Detroit.

Pasi nuk u bind në fillim, ekuipazhi i avionit u detyrua të thërrasë kapitenin për ndihmë, por sërish kryeministri shqiptar nuk ka pranuar të vendosë maskën.

Pas kësaj, “Der Spiegel” thotë se Rama u shoqërua nga policia federale gjermane. Ka qenë një punonjës i Ministrisë së Jashtme gjermane që e ka bindur Ramën të vendosë maskën, për të vijuar fluturimin.

Rama ka shpresuar që kjo ngjarje të mos bëhej publik dhe ta merrnin vesh shqiptarët, por gjermanët nuk bëjnë kompromis dhe as që duan ta dinë nëse është kryeminsitër apo qytetar i thjeshtë, rregullat janë një për të gjithë.

(Kosova Sot Online)