
Gara për Gjykatën Kushtetuese, këta janë emrat e përzgjedhur për votim

Pas rezultateve të intervistimit me shkrim dhe përfundimit të intervistimit me gojë, Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese, ka përzgjedhur katër (4) kandidatë.
Këta kandidarë, Komisioni ia rekomandon seancës së Kuvendit për votim.
Në njoftimin zyrtar të Kuvendit janë dhënë edhe emrat e kandidatëve.
Kandidatët e përzgjedhur nga Komisioni janë:
1. Etrur Maloku
2. Dukagjin Abdyli
3. Albert Avdiu dhe
4. Bardh Bokshi
Dy gjyqtarë do të zgjedhen nga Kuvendi.
(Kosova Sot Online)