Para ligjit gjerman të gjithë janë të barabartë’; si u dëbua Edi Rama nga fluturimi i Lufthansas drejt SHBA

  • A.P /
  • 15 April 2022 - 20:18
Para ligjit gjerman të gjithë janë të barabartë’; si u dëbua Edi Rama nga fluturimi i Lufthansas drejt SHBA

Revista gjermane ‘Der Spiegel’ raportoi të premten se kryeministri i Shqipërisë ishte shoqëruar nga policia gjermane në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar, pas një konflikti me stafin e një avioni të kompanisë Lufthansa, për shkak të refuzimit të mbajtjes së maskës së përshtatshme kundër COVID-19.

Der Spiegel raporton se incidenti, i konfirmuar nga pasagjerë të tjerë të linjës Frankfurt-Detroit, filloi me refuzimin e Ramës për të mbajtur maskën e detyruar në avion.

Në artikull shkruhet se stafi i avionit u detyrua të njoftonte kapitenin e fluturimit, por as ky nuk e bindi dot Ramën.

“Kur edhe pas kësaj, shefi i qeverisë së Shqipërisë nuk iu bind detyrimit të përgjithshëm që të mbante një maskë FFP2 apo një maskë kirurgjikale në vend të maskës prej cope të thjeshtë, Rama u shoqërua jashtë avionit prej policisë federale,” shkruan Spiegel.

Endri Fuga, Drejtori i Agjencisë për Media dhe Informim pranë qeverisë nuk e mohoi incidentin, por pretendoi në një postim në Twitter se ai ishte shkaktuar nga stafi i avionit dhe se kompania kishte kërkuar ndjesë.

(Kosova Sot Online)