Putin: Europa nuk ka alternativë veç energjisë ruse

  • A.P /
  • 15 April 2022 - 20:25
Putin: Europa nuk ka alternativë veç energjisë ruse

Europa nuk ka alternativë veç energjisë ruse”. Kështu u shpreh presidenti rus Vladimir Putin, duke kërcënuar me pasoja shumë të rënda ekonomike nëse Kontinenti do të përpiqej për të zëvendësuar furnizimin e tij me gaz dhe naftë.

“Një zëvendësues i arsyeshëm për Europën, thjesht nuk ekziston. Nuk ka sasi rezervë në tregun global dhe dërgesat nga vendet e tjera, kryesisht nga SHBA, të cilat mund të dërgohen në Europë, do t’u kushtojnë konsumatorëve shumë herë më shumë”, u shpreh Putin gjatë një interviste nga rezidenca e tij në Moskë.

Siç është raportuar në ditët e fundit, liderët në Europë po përgatisin një plan për të reduktuar varësinë e tyre nga energjia ruse.

Dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kritikuar vende të tilla si Gjermania që po i rezistojnë një ndalimi total të naftës dhe gazit rus për shkak të kostos së saj të madhe ekonomike, duke thënë se ata kanë gjak në duart e tyre 

(Kosova Sot Online)