Kapen mijëra euro fals për 24 orë në Kosovë

  • E.K /
  • 16 April 2022 - 10:45
Kapen mijëra euro fals për 24 orë në Kosovë

Mijëra euro fals janë kapur në Kosovë për 24 orë.

Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës.

Kartmonedha më e falsifikuar sërish del të jetë ajo 100 euroshe, por gjithashtu është regjistruar edhe një rast i një kartmonedhe 500 euroshe.

Këto janë rastet:

· Rr. Nënë Tereza, Fushë Kosovë, 15.04.2022 – 09:35. Ankuesja femër kosovare zyrtare në filialin bankar, ka raportuar se një klient i bankës ka deponuar një kartëmonedhë prej 100 € e cilat dyshohet të jenë të falsifikuara, rasti vazhdon të hetohet.

· Rr. Bill Klinton, Prishtinë 08.04.2022 – 17:00-18:00. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se një klient i dyqanit të saj i kishte kthyer një borxh prej 130 €, të cilin e kishte bërë me një kartëmonedhë prej 500 € e cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori , rasti vazhdon të hetohet.

· Suharekë 15.04.2022 – 10:10. Ankuesi mashkull kosovar zyrtar në bankë ka raportuar se një klient i bankës ka deponuar një kartëmonedhë prej 100 € e cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.

· Rr. Ekrem Rexha, Prizren 11.10.2021-12.04.2022 – NN. Me datë 15.04.2022 ankuesi mashkull kosovar zyrtar në bankë ka raportuar se nga klientët i bankës janë deponuar 529.5 € monedha e kartëmonedha të ndryshme cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat e kartëmonedhat janë sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.

Sheshi Mujë Krasniqi, Klinë 12.03.2022 – 16:54. Ankuesi mashkull kosovar zyrtar në bankë ka raportuar se një klient i bankës ka deponuar një kartëmonedhë prej 500 € e cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Rasti vazhdon të hetohet.

(Kosova Sot Online)