E rëndë: E zë muri, vdes 39-vjeçari

  • E.K /
  • 16 April 2022 - 11:41
E rëndë: E zë muri, vdes 39-vjeçari

Një 39-vjeçar shqiptar ka vdekur në Trente të Italisë.

Mediat e huaja raporotjnë se shqiptari ka vdekur teksa ishte duke punuar në një kantier ndërtimi, duke rinovuar një godinë.

Ndër të tjera mësohet se Sandër Cerri, i cili po punonte për rinovimin e pallatit, vdiq pasi një pjesë e murit e zuri poshtë.

Ai mbeti i plagosur rëndë, dhe u dërgua për mjekim në spital, po fatkeqësisht nuk arriti që të mbijetonte për shkak të plagëve të rënda. Cerri ishte me origjinë nga Durrësi dhe ishte martuar prej 13 vitesh.

Së bashku me familjen jetonte në Mezzolombardo. Fillimisht shqiptari kishte jetuar në fshat dhe kishte punuar në bizneset e vogla agroushqimore.

(Kosova Sot Online)