Raporti i DASH-it një mësim i mirë për pastrimin dhe reformimin e drejtësisë nga Qeveria Kurti !

Raporti i DASH-it një mësim i mirë për pastrimin dhe reformimin e drejtësisë nga Qeveria Kurti !

Hajrullah Tërnava

  • 16 April 2022 - 09:16

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Së fundi Qeveria e Kosovës e mori edhe një mesazh të qartë nga Departamenti i Shtetit të SHBA-ve, në raportin për vitin 2021, për reformimin e thellë të sistemit të drejtësisë dhe fuqizimin e llogaridhënies, luftimin pa kompromis të krimit e korrupsionit, në funksion të fuqizimit të sundimit të ligjit, dështime këto që i kanë mbetur patate e nxehtë Qeverisë Kurti nga qeveria e kaluar sepse edhe raporti për vitin e kaluar konstaton se në Kosovë po vazhdon mosndëshkimi i krimit dhe korrupsionit.

-Tani me këtë mënyrë të qeverisjes së këtij shteti, që nga paslufta e deri më tani, më në fund e ka kuptuar edhe popullata kosovare, se një izolim i tillë që ka ndodhur me Kosovën, me askënd s’ka ndodhur kështu deri më tani, e krejt kjo është si pasoj e atyre që e qeverisën këtë vend në mënyrë kriminale e që për qellim e kishin pasurimin e tyre, për çka edhe ia arritën këtij qëllimi. Edhe pse jemi 23 vjet pas shpalljes së pavarësisë, situata në drejtësi është e katandisur dhe kohë të gjatë që i duhet kësaj Qeverie që ta spastroj këtë vend nga ato veprime kriminale të deritashme që iu kanë bërë.

Ne e kemi shembullin e mirë të Kroacisë kur për veprime të ngjashme kriminale e burgosen Kryeministrin e tyre dhe e dënuan me shumë vite burg, që aktualisht ai akoma është në vuajtje të burgut. Me këto veprime Kroacia iu dha rekcion njerëzve në politikë se si duhet të qeveriset vendi, dhe ai shtet tani gjendet në BE si shtet i avancuar e që dikur i ka takuar të njëjtit shtet federal, ish Jugosllavisë ku edhe ne ishim pjesë përbërëse e ati shteti. Së fundi Qeveria e Kosovës e mori edhe një mesazh të qartë nga Departamenti i Shtetit të SHBA-ve, në raportin për vitin 2021, për reformimin e thellë të sistemit të drejtësisë dhe fuqizimin e llogaridhënies, luftimin pa kompromis të krimit e korrupsionit, në funksion të fuqizimit të sundimit të ligjit, dështime këto që i kanë mbetur patate e nxehtë Qeverisë Kurti nga qeveria e kaluar sepse edhe raporti për vitin e kaluar konstaton se në Kosovë po vazhdon mosndëshkimi i krimit dhe korrupsionit.

Pavarësia e dhe profesionalizmi i sistemit gjyqësor, kërkohet të jenë top prioritet të funksionimit të sistemit të drejtësisë së politizuar e të dështuar nga qeverisja e kaluar. Raporti thekson se sipas Komisionit Evropian, organizatave joqeveritare dhe Institucionit të Avoktatit të Popullit, administrimi i drejtësisë ishte i ngadaltë dhe i mungonin mjetet për të siguruar llogaridhënien e zyrtarëve gjyqësorë.

Strukturat gjyqësore iu nënshtruan ndërhyrjeve politike, emërimeve të kontestuara dhe mandateve të paqarta. Korrupsioni dhe transparenca qeveritare po ashtu duhet të kenë trajtim meritor dhe shumë serioz. Raporti thekson se zyrtarët ndonjëherë përfshiheshin në praktika korruptive pa u ndëshkuar dhe se mungesa e mbikëqyrjes efektive gjyqësore dhe dobësia e përgjithshme në sundimin e ligjit kontribuuan në këtë problem. Çështjet e korrupsionit në mënyrë rutinore u nënshtroheshin apelimeve të përsëritura dhe sistemi gjyqësor shpesh lejonte parashkrimin apo skadimin e afatit për të gjykuar çështjet.

Në raport thuhet se Prokuroria e Posaçme ngriti nëntë aktakuza lidhur me korrupsionin deri në dhjetor të vitit 2021, por vetëm një pjesë e vogël e rasteve të korrupsionit që u hetuan dhe për të cilat u ngritën akuza, përfunduan me dënime. Këto konstatime dhe të gjetura në raportin e DASH-it, janë edhe një mesazh tjetër shtesë për Qeverinë e Kosovës dhe Ministrinë e drejtësisë që pa vonesë dhe në bashkëpunim me ekspertët ndërkombëtar, ti përvishet punës në përshpejtimin e finalizimit të pakos ligjore anti-korrupcion, Ligjit për Konfiskimin e Pasurisë së pa justifikueshme dhe Ligjit Vetting, E para që ndërpret zinxhirin e rrjeteve mafioze të zhvatjes dhe abuzimit me pasurinë e shtetit, dhe e dyta që e pastron sistemin e drejtësisë dhe instalon llogaridhënien dhe disiplinën në institucione, KPK dhe KGJK, por edhe më tej në strukturat tjera të sigurisë e sundimit të ligjit.

Me miratimin e këtyre dy ligjeve në fjalë, gjithsesi se duhet të bëhen ndryshime rrënjësore dhe të pamëshirshme ndaj të gjithë atyre që kanë krye krime në ato institucione shtetërore me veprimet e tyre, qoftë të lëndëve të prolonguara deri në parashkrim apo deri ne vjetërsimin e tyre, me shtyrjen e seancave gjyqësore dhe forma tjera që janë të njohura për institucionet e drejtësisë, dhe nëse kjo qeveri e ndërmerr me seriozitetin e sajë që po na premton, se ka me i spastrue institucionet shtetërore, që janë katandisur në krime të rënda deri me tani, e që për qëllim e kishin që të „ fortit e shtetit“ , që me të gjitha ato veprime që i kanë ndërmarr deri më tani, e kishin qëllimin me u pasurua vetë për vete, gjë që edhe ia kanë arritur ati qëllimi.

Tani nëse kjo Qeveri e ka në prioritet që ta spastron këtë vend nga këto krime shtetërore, elektorati në zgjedhjet e radhës do të ja besojnë përsëri besimin, madje duke ja dhënë prapë votën me shumicë absolute edhe për një mandat të ri të plotë pas zgjedhjeve të radhës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".