Tmerrohet taksisti në Prishtinë: Nën kërcënimin e armës një i panjohur ia grabiti 90 euro

  • E.K /
  • 18 April 2022 - 09:39
Tmerrohet taksisti në Prishtinë: Nën kërcënimin e armës një i panjohur ia grabiti 90 euro

Shoferi i një taksi ka njoftuar policinë se një person pasi ka hyrë në veturën e tij  kishte kërkuar që një bankënotë (euro) t’ia shndërrojë në para të imëta dhe më pas nën ballafaqim dhe kërcënim të armës ia ka grabitur një sasi prej 90 eurove viktimës.

Policia njofton përmes raportit se i dyshuari kishte dalë nga vetura duke u larguar në drejtim të panjohur, përderisa njësitet policore ne vendngjarje (automjet) kanë gjetur një fishek të armës që dyshohet se i përket të dyshuarit.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore

(Kosova Sot Online)