Ish-politikanët që për dy dekada e udhëhoqën shtetin, ata e kriminalizuan pushtetin

Ish-politikanët që për dy dekada e udhëhoqën shtetin, ata e kriminalizuan pushtetin
Ish-politikanët që për dy dekada e udhëhoqën shtetin, ata e kriminalizuan pushtetin

Dardan Grapci

  • 18 April 2022 - 07:35

Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci

Ish - politikanët të cilët në mandatet e tyre të kaluara thuajse asgjë nuk kanë bërë për këtë popull, përveç që e kanë vjedhur shtetin, me sjelljet e tyre kanë bërë që qytetarët të ikin nga Kosova. Vetëm brenda viteve 2015-2017 raportohet se janë larguar nga Kosova mbi 40 mijë qytetarë të cilët kanë qenë kryesisht të rinj dhe nuk kanë parë shpresë për ndryshime pozitive me ata që ishin në pushtet dhe e kishin kapur shtetit

-Vendimi i Qeveris Kurti për ti ndihmuar qytetaret e Kosovës, sidomos pensionistët dhe familjet me skema sociale ka ndodhë në kohën e duhur, por mendoj që do ishte mirë që të mos bllokohet edhe nisma tjetër për një përqindje të tërheqjes së propozuar rreth kursimeve të Trustit. Deputetet e LVV-s duhet ta votojnë ne Kuvend edhe lejimin për tërheqjen e 30%-shit nga Trusti i Kursimeve si një mas tjetër e ndihmës së radhës tek qytetarët dhe për qytetarët.

Opozita gjithmonë ka qenë ajo që e ka kundërshtuar Albin Kurtin edhe kur kanë qenë në pozitë, andaj kjo duhet të ndalohet, dhe le ta kuptojnë që nuk janë zgjedhur nga populli për të bërë shou në parlament, por të ju shërbyer qytetarëve. Nëse dikush nga deputetët. Kryesisht ata të opozitës, kanë menduar se aty janë vetëm pse e kanë merituar janë gabim, sepse po të shikojmë më hollësisht asnjëri nga ata nuk e meriton me qenë deputet apo përfaqësues të popullit. Ish - politikanët të cilët në mandatet e tyre të kaluara thuajse asgjë nuk kanë bërë për këtë popull, përveç që e kanë vjedhur shtetin, me sjelljet e tyre kanë bërë që qytetarët të ikin nga Kosova. Vetëm brenda viteve 2015-2017 raportohet se janë larguar nga Kosova mbi 40 mijë qytetarë të cilët kanë qenë kryesisht të rinj dhe nuk kanë parë shpresë për ndryshime pozitive me ata që ishin në pushtet dhe e kishin kapur shtetit.

E kam një pyetje për fund për këta politikan që po kundërshtojnë secilin veprim të qeverisë, në përpjekje për zhvillim, luftë kundër korrupsionit dhe ndryshim: Si do të kishin vepruar në qoftë se kishin me qenë në këtë situatë ku është tani Albin Kurti? Si do të ju kishin ndihmuar qytetarëve të cilët shumica janë të pa punë dhe pa shpresë, nëse këto masa të qeverisë aktuale nuk janë të duhura, të qëlluara dhe nuk paskan asnjë efekt pozitiv?

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".