Flet Deputeti i VV’së Fatmir Humolli: Qeverinë e kritikova që të reflektojë

  • E.K /
  • 18 April 2022 - 15:12
Flet Deputeti i VV’së Fatmir Humolli: Qeverinë e kritikova që të reflektojë

Prania e tij në homazhet në Prishtinë nuk kaloi pa u vërejtur. “I qartë politikisht” kishte thënë Kurti për deputetin Fatmir Humolli kur e rekrutoi në parti, i cili sot e shoqëroi atë, anipse pse dje bënë bujë kritikat e tij ndaj qeverisë dhe ministrit të Bujqësisë Faton Peci. Lidhur me paraqitjen e tij sot dhe kritikat dhënë qeverisë media ka marrë një prononcim nga deputeti Fatmir Humolli.

Ish-përfaqësuesi i zyrës së Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës (LKÇK), Fatmir Humolli, i qëndron pas fjalëve që ka thënë për vazhdimin e “gjakderdhjes financiare” duke theksuar se kritikën ia ka dhënë qeverisë me qëllim që të refektojë.

“Po unë kritikën ja kam dhënë me reflektu qeveria, të shohim a do të reflektojnë a jo”, tha Humolli.

I pyetur nëse kjo deklaratë ka nxitur pakënaqësi brenda partisë apo kryesisë së saj, Humolli tha se kritika është bërë për ta shtyrë kryeministrin me punu më mirë.

“Kryeministri është duke nxitë për me bë kritika për me shty me punu më mirë”, u shpreh ai.

Paraqitjen e tij krah Kurtit sot në homazhe Humolli e quajti si “normale”.

“Nuk po di çka ka nevojë me dhënë deklaratë, intervista në TV Llapi ka tregu çka kam thënë edhe homazhi është normal”, tha ai.

Image

Pas homazheve para shtatores së Zahir Pajazitit në Prishtinë. Pas Kurtit shihen disa deputetë të LVV-së, në mesin e tyre Humolli.

Deputeti Humolli deklaron se në Kuvend ka hyrë me qëllimin e vetëm për ndërtimin e 1 mijë fshatrave prodhuese, por ai është shprehur në TV Llapi se nuk ka me kënd të bisedojë për këtë projekt pasi sipas tij ministri Peci “nuk merr vesh në bujqësi”.

Deklaratën e ministrit të Bujqësisë Faton Peci që deputeti Homolli mund ta shpalos idenë e tij për këtë projekt, Humolli thotë se e ka lexuar në Express, megjithatë vazhdon të mendojë njësoj për ministrin.

“E kam pa (deklaratën), unë mendoj ashtu qysh kam thënë, s’ka problem kurgjë”, u shpreh më tej deputeti Humolli për Pecin.

Humolli u shpreh i vendosur për realizimin e projektit për ndërtimin e 1 mijë fshatrave prodhuese, duke ritheksuar se në Kuvendin e Kosovës ka hyrë me qëllimin e vetëm për realizimin e tij.

“Atë projekt duhet me realizu sepse atë ia kam premtu qytetarëve dhe në Kuvend të Kosovës kam hy vetëm për qat projekt, nuk kam hy për diçka tjetër. Kom me shty në maksimumin e mundshëm” u shpreh ai ndër të tjera”, përfundoi ai për Express.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhillimit Rural, Faton Peci, tha të dielën për Express se asnjëherë deputeti Fatmir Humolli nuk e ka kontaktuar për projektin që e synon ta realizojë, dhe se është i hapur që t’i mirëpres idetë nga gjithë deputetët dhe qytetarët.

Ndërsa për deklaratën e Humollit se Peci “nuk merr vesh në bujqësi”, ministri nuk dha ndonjë koment, duke u shprehur se “secili ka të drejtë me bë vlerësime për të tjerët”.

“Nuk kam naj koment për komentin e tij dhe nuk ka diskutuar asnjëherë nuk e ka shprehur minimumin e interesimit asnjëherë për me diskutu një çështje me mua. Por tash unë nuk mundem me bë vlerësim të asaj se çfarë vlerësimi ka ai për mua, do të thotë secili ka të drejtë me bë vlerësime për të tjerët, por për projekte dhe ide zhvillimore në sektorin e bujqësisë unë asnjëherë se kam pranu një propozim të tillë”, tha Peci.

(Kosova Sot Online)