Kosova po përballet me një nga valët më të mëdha të sulmeve kibernetike

  • A.P /
  • 18 April 2022 - 20:25
Kosova po përballet me një nga valët më të mëdha të sulmeve kibernetike

Kosova po përballet me sulmet më madhore kibernetike në histori. Cak i hakerëve janë institucione, kompani e individë që po u hakohen llogaritë.

Sipas njohësit të sigurisë kibernetike, Hekuran Doli, ky organizim është mjaft serioz, pasi po përdoren metoda të kombinuara të hakimeve. Sipas tij, qëllimi kryesor është qasja në sistemin e komunikimit dhe të dhënat e kompanive e personave fizikë, raporton Klan Kosova.

Së fundmi, në fokus kanë qenë edhe mediat e gazetarët.

Doli thotë se ka vërejtur formën “Malware” të sulmeve kibernetike, apo shpërndarjes së virusëve përmes e-maileve.

(Kosova Sot Online)