Njeriu më i pasur në botë thotë se s’ka shtëpi, tregon se ku jeton

  • E.K /
  • 19 April 2022 - 09:03
Njeriu më i pasur në botë thotë se s’ka shtëpi, tregon se ku jeton

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, ka bërë një zbulim befasues.

Themeluesi 50-vjeçar i Tesla-s, ka thënë se s’ka shtëpi të tij.

Ai ka treguar se ku jeton aktualisht.

“Unë nuk kam asnjë vend për momentin, fjalë pë fjalë po qëndroj në vendet e miqve”, tha Elon gjatë një interviste në Ted Talk.

“Nëse udhëtoj në zonën e Gjirit, ku është pjesa më e madhe e inxhinierisë së Teslës, në thelb rrotullohem nëpër dhomat e gjumit rezervë të miqve”, tha ai, shkruan Daily Mail.

(Kosova Sot Online)