LDK paralajmëron bojkot të Kuvendit nëse nuk lejohet të formohet Komisioni Hetimor nga opozita

  • E.K /
  • 19 April 2022 - 11:08
LDK paralajmëron bojkot të Kuvendit nëse nuk lejohet të formohet Komisioni Hetimor nga opozita

Shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi, në seancën e Kuvendit ka thënë se nëse opozitës nuk lejohet formimi i Komisionit Hetimor parlamentar atëherë LDK nuk do të marrë pjesë më në votimet në Kuvend.

“Mohimi i kësaj të drejte për ne është përtej çdo limtii, si deputet mund të konkludoj se nëse nuk formohet Komisioni Hetimor parlamentar nuk ka më kuptim që LDK të marrë pjesë në çfarëdo votimi në Kuvend. Nuk ka më kuptim që të votohen marrëveshjet ndërkombëtare nëse i mohohet opozitës të formojë komision hetimor”, tha Gashi.

Ai tha se s’ka më kuptim parlamentarizmi në Kosovë nëse i mohohet formimi i Komisionit Hetimor.

“Nëse opozitës i mohohet formimi i një komisioni hetues parlamentar nuk ka më kuptim parlamentarizmi. 40 deputetë janë kategori kushtetuese”, tha Gashi.

Gashi tutje tha se beson se ka deputetë brenda VV-së që do të deklarohen se është gabim moslejimi i formimit të Komisionit Parlamentar.

“Kjo mënyrë e të menduarit është e patolerueshme, besoj se ka njerëz brenda VV-së që kanë me thanë që e keni gabim, unë du me besu që kryetari i Kuvendit që me u rrëzu shtylla kryesore, mbikëqyrja parlamentare. Unë deklaroj, se ne nuk do të votojmë asnjëherë në këtë Kuvend pa u formu Komisioni Hetimor”, tha Gashi.

Opozita ka kërkuar që të votohet mocioni procedural për ta futur në rend të ditës formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar.

(Kosova Sot Online)