Opozita lëshoi seancën, dështon miratimi i katër marrëveshjeve ndërkombëtare

  • G.G /
  • 19 April 2022 - 12:12
Opozita lëshoi seancën, dështon miratimi i katër marrëveshjeve ndërkombëtare

Opozita e ka lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës për shkak se në sot nuk u votua formimi i Komisionit Hetimor .

Kështu në mungesë të kuorumit ka dështuar miratimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare.

Ndërkaq, seanca ka vazhduar me pika tjera të rendit të ditës.

Marrëveshjet ndërkombëtare që ishin në rend dite:

3. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-130 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile dhe tregtare,

4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-139 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin e zhvillimit të impiantit të ujërave të zeza në Mitrovicë,

5. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-140 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin e trajtimit të ujërave të zeza në Mitrovicë,

6. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-141 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”. 

(Kosova Sot Online)