Miratohen tri projektligje në sektorin e drejtësisë

  • G.G /
  • 19 April 2022 - 12:36
Miratohen tri projektligje në sektorin e drejtësisë

Është miratuar në shqyrtim të parë Projektligji për Shërbimin Sprovues të Kosovës.

Për miratimin në parim të këtij Projektligji kanë votuar gjithsej 63 deputetë.

Sipas ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ky Projektligj parasheh avancimin e shërbimeve profesionale për personat e dënuar.

“Projektligji në përgjithësi adreson zhvillimin e Shërbimit Sprovues në pikëpamje të avancimit të shërbimeve profesionale për personat e dënuar që janë në mbikëqyrje të Shërbimit Sprovues të Kosovës dhe ngritjen  kapaciteteve profesionale dhe operative për të mbikëqyrur rastet brenda fushëveprimit të tij”, ka thënë ajo.  

Kuvendi ka miratuar në shqyrtim të parë Projektligjin për Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Ministrja Haxhiu tha se edhe ky Projektligj është i një rëndësie të madhe.

“Edhe Projektligji për Shërbimin Korrektues të Kosovës është i një rëndësie të veçantë. Projektligji për Shërbimin Korrektues të Kosovës ka për qellim caktimin e statusit, parimeve, përgjegjësitë, menaxhimit dhe organizmin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Me këtë projektligj sipas Haxhiut parashihen edhe disa benificione përfshirë, pagën jubilare, pagesat për rrezikshmërinë në punë dhe shujtat ditore.

Për këtë Projektligj votuan 64 deputetë.

Me 65 vota për u miratua në shqyrtim të parë edhe Projektligji për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale. 

(Kosova Sot Online)